Thaçi: Merkel foli me turp për Auschwitzin, serbët flasin me krenari për krimet në Kosovë
Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel....

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila dje vizitoi kampin e Auschwitz, ku me turp foli për krimet që ndodhën në atë kamp, ndërsa zyrtarët serb flasin me krenari për për krimet në Kosovës.
“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”, ka shkruar Thaçi në Twiter.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të falsifikuar Masakrën e Reçakut, ndërsa diplomatin amerikan William Walker që i tregoi botës krimet që ndodhën në Reçakt e quajti mashtrues.
Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.
Lidhur me deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, kanë reaguar edhe autoritetet e Bashkimit Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se “Një gjë është e qartë, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Reçak, në Kosovë, në janar të vitit 1999. Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë Pisonero, duke shtuar se rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.
