Trump, Banka Botërore të mos i jap kredi Kinës
Presidenti amerikan, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore......

Presidenti amerikan, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.
“Pse Banka Botërore po i huazon para Kinës? A është kjo e mundur? Kina ka shumë para, edhe nëse ata nuk kanë, i krijojnë. STOP”, - ka shkruar në Twitter presidenti amerikan më 6 dhjetor. Banka Botërore më 5 dhjetor miratoi një plan për të ndihmuar Kinën me 1 miliard deri në 1,5 miliard dollarëkredi me interes të ulët, deri në qershorin e vitit 2025.
Kjo organizatë ndërkombëtare tha se kreditë për Kinën do të ndihmonin avancimin e tregut dhe reformave fiskale për të inkurajuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të ndihmuar në promovimin e zvogëlimit të ndotjes dhe emetimeve të karbonit.
SHBA-ja është aksionarja më e madhe në Bankën Botërore, por nuk ka fuqi të vetos, kur bëhet fjalë për dhënien e kredive për shtete specifike.
