Kumanovë, qytetarët: Nuk mund të marrim dot frymë
Tashmë një kohë edhe Kumanova rradhitet ndër qytetet më të ndotura në vend dhe jo vetëm....

Tashmë një kohë edhe Kumanova rradhitet ndër qytetet më të ndotura në vend dhe jo vetëm. Ditëve të fundit prezenca e lartë e PM grimcave, e bënë ajrin në Kumanovë për dhjetë here më të ndotur se sa normalja.
Qytetarët për këtë fjasojnë makinat por njëherit ankohen se nuk mund të merret frymë sidomos në orët e mbrëmjes.
“Kemi shumë problem nga ajri i ndotur, sidomos gjatë frymarrjes, nuk mund të mbushemi frymë. Mendoj se deri te kjo ndotje vije nga veturat, ne jeotjmë në fshat atje ajri është i pastër mirëpo kur vijmë në qytet e vërejmë në frymarrje kemi probleme”, - tha mes tjerash një banor i Kumanovës.
“Jam 73 vjeçar, këso ndotje nuk kam përjetuar. Në moshë të këtillë vështir mund të merret frymë. Sipas mendimit tim shkaktarë kryesorë të ndotjes së ajrit janë makinat. ”, - tha një tjetër banor i Kumanovës.
“Për mua si i moshuar, 80 vjecar shumë më pengon, nuk e di se a veturat e shkaktojn këtë ndotje apo shtëpitë amvisirt që ngrohen me dru, vetëm se kësi ajri të ndotur në Kumanovë nuk ka patur kurr. Dhasht zoti institucionet marrin masa kundër kësaj ndotje sepse besoni kur dal në qytet nuk di të kthehem për shtëpi shkaku i ndotjes kaq të madhe”, - u shpreh një banor i Kumanovës.
Stojçevski: Po i ndërmarrim të gjitha masat kundër ndotjes së ajrit
Ndërkohë që nga N.P.”Pastrim dhe Gjelbërim” thonë se po ndërmirren masa si në planin afat shkurtër poashtu edhe afatgjatë për të penguar ndotjen e ajrit.
“Ndërmarrja jonë në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës ndër të parat në vend zbaton metodën e ashtuquajtur Aerosolizim apo shkaktim artificial i shiut me të cilën ulim PM grimcat e ndotjes së ajrit. Është kjo metodë për larjen e rrugëve të asfaltuara me shi artificial e që njëherit paraqet masë afatshkurtër kundër ndotjes së ajrit. Ndërkaq si masë afatgjate kemi mbjelljen e fidaneve të reja nëpër rrugët kryesore të qytetit. Vetëm këtë vit në kuadër të kësaj fushate kundër ndotjes së ajrit kemi mbjellur mbi 5000 fidane të reja”, - tha për TVM2 Daniell Stojcevski.
Stojçevski gjithashtu na tha se temperaturat e ulëta po shkaktojnë problem gjatë larjes së rrugëve, sepse të njejtat në orët e vona të mbrëmjes mund të ngrihen. (Fatlum Aqifi, TVM2)
