Sidnej, zjarri ka përfshirë rreth 300.000 hektarë

07.12.2019 14:27

Zjarri i madh që tërbohet afër Sidneit momentalisht nuk mund të shuhet....

Zjarri i madh që tërbohet afër Sidneit momentalisht nuk mund të shuhet, kumtuan shërbimet zjarrfikëse nga Australia.

Zjarri, që ka përfshirë rreth 300.000 hektarë, është vetëm një orë vozitje larg qytetit më të banuar australian. Tymi i tij ka shkaktuar probleme shëndetësore tek banorët e Sidneit.

Banorët të cilët nuk mund ta mbrojnë pronën e tyre nga zjarri, u është urdhëruar t’i braktisin menjëherë shtëpitë e tyre.

Në zjarre kanë humbur jetën më shumë se gjashtë persona nga tetori dhe janë shkatërruar më shumë se 700 shtëpi në Australi.

Zjarre ka në shtetet Kuinslend, Viktoria, Australia Jugore, Australia Perëndimore dhe Tasmania, Momentalisht ka më shumë se 95 zjarre, ndërsa në terren janë rreth 2,2 mijë zjarrfikësit.