Zaev: Do ta respektojmë Komisionin e Venecias

07.12.2019 15:11

Kryemisnitri Zoran Zaev paralajmëron ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve....

Kryemisnitri Zoran Zaev paralajmëron ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për ta reviduar pjesën ku Komisioni i Venecias thotë se është tejkaluar kushtetuta. Zaev tha se Minsitria e Drejtësisë do të përgadis ndryshimet, të cila para se ti dërgohen kuvendit do të dërgohen në Komisionin e Venecias, për tu konfirmuar nëse ndryshimet janë në përputhje me sugjerimt e këtij komisioni.                                                     

“Ministria e Drejtësisë do të përgadis ndryshimet, edhe një here do ti dërgojmë që të na thonë se a është ajo ajo, që të mund ta konfirmojmë bashkëpunimin dhe do ta lëshojmë në kuvend që kuvendi ta konstatoj. Besoj se transparenca dhe të qenit të hapur është e shëndetshme për të gjith, edhe zgjidhjet e këtilla avangarde gjithmos sjellin të drejta dhe jetë më kualitative për të gjtih në shtetin tone multietnik por definitivisht dëshirojmë të jemi vend evropjan dhe Komisionin e Venecias duhet ta respektojmë” – tha Kryeministri Zoran Zaev.   

Ligji i gjuhëve do të pësojë ndryshime

I pyetur nëse partneri i kualicionit, BDI, do të pajtohet me ndryshimet në ligjin e gjyhëve Zaev me përgjigje.

“Kemi marrë pjesë të gjithë,  edhe zëvendëskryeministri për çëstje evropiane dhe të resorëve tjerë, kemi mbajtur disa mbledhje. Para një jave apo dy ishte për vizitë edhe sekretari gjeneral i komisionit të Venecias dhe ka biseduar me të gjithë në institucionet e shtetit, kështuqë jemi të harmonizuar dhe të theksojmë se LSDM është avangarda e miratimit të ligjit, së bashku me partnerin e kualicionit BDI-në, por kanë dhënë përkrahje edhe partitë tjera shqiptare dhe parti tjera të bashkësive më të vogla etnike” – deklaroi Kryeministri i vendit.

Zaev njëherit theksoi se që gjatë debatit njëvjeçarë për ligjin në fjalë dhe gjat debatit në Kuvend, kemi thënë se do të presim raportin e komisionit të Venecias dhe do ta respektojmë atë.

Ndryshe Komisioni i Venecies në raportin për ligjin e përdorimit të gjuhëve, fton autoritetet e Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojnë Ligjin përmes konsultimeve me të gjitha palët e përfshira.

Komisioni me stjerash vlerëson se ligji i ri e zgjeron dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte i tejkalon standardet evropiane të përcaktuara me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Komisioni i Venecies, vlerëson se në fusha të caktuara ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponimin e detyrimeve ligjore joreale institucioneve publike, në veçanti në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, e shoqëruar me sanksione të ashpra në rast të mosrespektimit dhe mundësinë për ndryshimin e vendimeve gjyqësore, nëse gjatë procedurës ka mungesë përkthimi dhe interpretimi.

Sipas mendimit të Komisionit të Venecies, kjo qasje do të mundet dukshëm ta ngadalësoje funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni poashtu nënvizon se Ligji i gjuhëve nuk është preciz rreth asaj se cilat dispozita vlejnë vetëm për shqipen, e cilat, edhe për gjuhët e tjera të komuniteteve. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)