VMRO-DPMNE, të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias

07.12.2019 16:15

VMRO DPMNE kërkon të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias për ligjin e gjuhëve....

VMRO DPMNE kërkon të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias për ligjin e gjuhëve. Nuk jemi kundër përdorimit të gjuhëve por kjo duhet të jetë në përputhje me normat ligjore, thonë nga VMRO-ja opozitare, e cila vazhdimisht ka qenë kundër këtij ligji.

“Ky raport i Komisionit të Venecias e konfirmoi atë që VMRO-DPMNE e ka thënë vazhdimisht se një zgjidhje e këtillë ligjore e ngarkon shoqërinë, e ngarkon qarkullimin e dokumenteve sidomos në pjesën gjyqësore dhe të jetë edhe më e qartë e konfirmon atë që VMRO DPMNE e ka thënë se është për përdorimin e gjuhëve por kjo të jetë në përputhje me normat ligjore, përkatësisht të paraqes lehtësim në komunikim nëpër intitucione, prandaj ajo që duhet bërë është të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venedikut. E shohim so kjo po shkakton mosdurim brenda kualicionit qeveritar” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.