Rrokulliset një autobus në Serbi, 26 shtetas të RMV-së të lënduar
26 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë lënduar....

26 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë lënduar pasi autobusi me të cilin po udhëtonin në rrugën Prokuplje- Bllacë në Serbi, ka dalur nga rruga dhe është rrokullisir.
Aksindenti ka ndodhur pasi autobusi që transportonte udhëtarë drejt Koapanikut është përmbysur.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit thonë se në aksident janë lënduar 26 persona, njëri nga të cilët më rëndë.
18 të lënduar janë ndaluar në spitalin e Bllacës, ndërsa 8 të tjerët janë dërguar në sipatlin e Prokupljes. Mjekët thonë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por për momenin po kryhen hetime shtesë për të konfirmuar nëse kanë apo jo lëndime të brendshme trupore.
“Vazhdimisht jemi në kontakt me kolegët e Serbisë, më me rëndësi është që nuk ka udhëtarë të vdekur’”, thonë nga MPJ.
Në autobus të gjithë udhëtarët kanë qenë gra nga Radovishi të cilat ishin nisur për ekskurzion në Kopanik.
