Arsovski, udhëheqësia e re e BE-së pro nisjes së negociatave

07.12.2019 17:20

Udhëheqësia e re e BE-së dëshiron mos ta humbas momentin e rëndësishëm.....

Udhëheqësia e  re e BE-së  dëshiron mos ta humbas momentin e rëndësishëm të udhëheqësisë paraprake dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ti ndajë datë për fillimin e bisedimeve, thotë  për TVM2, analisti politik, Petar Arsovski duke komentuar deklaratat e krerëve të institucioneve të BE-së se RMV dhe Shqipëria duhet të fillojnë  bisedimet për anëtarsim, ndërkohë të punohet në ndryshimin e metodologjisë për zgjerim.

“Arsyeja e deklaratave të tyre vjen nga frika  se në samitin e rradhës mund të ndodh e njëjta  situatë dhe Franca të insistojë fillimisht në saktësimin e metodologjisë dhe më pas,  fillimi i bisedimeve sepse ndryshimi i metodologjisë mund të zgjas kohë të gjatë dhe ata duan të merren vesh  që ndryshimi i metodologjisë  të shkoj parlael me bisedimet duke pasur parasysh faktin se nga konferenca e para ndërqeveritare deri te hapja e kapitullit të parë,  mund të kaloj një apo dy vite” – tha analisti politik, Petar Arsovski. .

Nëse Samiti i Zgrebit do të sjell vendimi pozitiv për Shkupin dhe Tiranën, Arsovski thotë se akoma është herët të parashihet ndonjë vendim konkret.

“Është e pamundur të parashihet  se çka do të ndodh në samitin e Zagrebit. E di se do të ketë presion shtesë për hapjen e bisedimeve për RMV-në dhe Shqipërinë. Por mendoj se duhet të kemi edhe ndonjë strategji se çka do të ndodh nëse ndahet këto dy vende, sepse RMV dramatikisht ka më tepër shansa. Megjithatë  asgjë tani nuk mund të thuhet” – u shprej Arsovski.

Krerët e ri të insititucioneve të BE-së në paraqitjet e para të tyre nga marrja e funksioneve, kanë kërkuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë  dhe RMV-në sa më herët. Por deklaratat e tyre nuk ndikojnë në qëndrimet e vendeve të BE-së, sidomos tek Franca e cila nuk lëviz nga qëndrimi që të mos  vazhdojë procesi i zgjerimit të BE-së me vende të reja, pa u bërë ndryshime në procesin e negociatave. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)