Maqedoni
Ivanov: Mund të konsiderojmë në ndihmën e Amerikës
24.09.2014 15:17
Presidenti, Gjorge Ivanov, mbrëmë mori pjesë në pritjen të cilën presidenti amerikan, Barak Obama, e organizoi në Nju Jork...

Presidenti, Gjorge Ivanov, mbrëmë mori pjesë në pritjen të cilën presidenti amerikan, Barak Obama, e organizoi në Nju Jork për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Madje, Ivanovi deklaroi se në bisedën me Obamën, ai e ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për realizim të prioriteteve shtetërore të Maqedonisë, para së gjithash anëtarësimin në NATO.
“Përgjigjja e tij ishte se Amerika edhe në të ardhmen vazhdon me mbështetjen dhe ndihmën që e jep për Maqedoninë dhe se mund të konsiderojmë në ndihmën e tyre dhe për atë që për ne është më urgjente - anëtarësimi në NATO"- deklaroi presidenti Ivanov pas Samitit.
Ky është takimi i parë i Ivanovit me Obmën pas Samitit të NATO-s, në të cilin Greqia sërish e pengoi zgjerimin e Aleancës dhe pranimin e Maqedonisë, e cila së bashku me Malin e Zi pritet të jenë anëtaret e ardhshme të NATO-s.
Presidenti Ivanov, deklaroi se në bisedat të cilat dje i ka pasur në Nju-Jork, takimet bilaterale, si dhe bisedimet joformale të hyrjes së organizuar nga presidenti Obama, dominojnë çështjet nga siguria.
Presidenti Ivanov, paralajmëroi se është takuar edhe me liderët e një numri të madh të shteteve, midis të cilëve edhe disa nga mbështetësit më të rëndësishëm të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.
