Raporti i Komisionit të Venecias, reagojnë partitë shqiptare

07.12.2019 18:15

Pas rekomandimit të Komisionit të Venecias që Ligji i përdorimin e Gjuhëve....

Pas rekomandimit të Komisionit të Venecias që Ligji i përdorimin e Gjuhëve, kanë reaguar edhe partit shqiptare.

Duke njoftuar për miratimin e raportit zëvendëskryemisnitri Bujar Oomani në profiling e tij në facebook ka shkruar: - Komisioni nuk ka mandat për të vlerësuar kushtetueshmërine e ligjit, është çështje e brendshme e vendit; - Komisioni përshëndet zgjerimin e përdorimit të shqipes - Komisioni vlerëson se përdorimi i shqipes në banknota dhe uniforma të ushtrisë është praktikë në disa vende të botës dhe nuk është në kundërshtim me normat ndërkombëtare; - Komisioni vlerëson se NDOSHTA për momentin administrata veçanërisht në gjyqsor nuk ka kapacitet për implementim të përpikt të ligjit andaj kërkon që të kemi fleksibilitet në këtë drejtim, - Komisioni vlerëson se gjobat për mosrespektim të ligjit janë të larta dhe duhen të zbuten.

Ndërkohë nga Aleanca për Shqiptarët, vlerësuan se nga Komisioni i Venecias nuk duhej të kërkohej mendim për gjithë ligjin, por vetëm për dispozitat që rregullojnë përdorimin e shqipes në bankënota dhe në ushtri.

“Ne shqiptarët nuk jemi minoritet këtu, por jemi etni konstituive, mbi 25%. Si Aleancë për Shqiptarët insistojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare dhe jo gjuhë e 20%-shit”,- thonë nga  Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa nga Lëvizja Besa konstatuan se nuk duhet të krijohet përshtypja se Ligji i gjuhëve u jep shqiptarëve diçka më shumë se sa u takon.

“Ajo që nuk pajtohemi me këtë raport është se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë minoritet, shqiptarët e Maqedonisë janë populli i dytë shumicë në këtë vend” - thonë nga  Lëvizja Besa.

Ndërsa nga Alternativa theksojnë: “Ne e kemi thënë se gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar, porse vetëm është avancuar. Ne mendojmë se në vendin tonë duhet të ridefinohet në thelb modeli i politikës gjuhësore, duke e prodhuar një shtet bilingual, që do të rregullohej edhe me Kushtetutë”, - theksojnë nga partia Alternativa.