Sauk, fillon strehimi në shtëpia me qira
07.12.2019 19:40
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka dëmtuar shumë banesa....

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka dëmtuar shumë banesa, përfshirë edhe atë të familjes shtatë anëtarëshe Sina në Sauk.
Por kjo familje tashmë është strehuar në një banesë me qira.
Ata u vizituan sot nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, të cilët siguruan familjen Sina se brenda vitit do të rikthehen në banesën e tyre.
