Osmani: Veprimi i njëanshme për ligjin e gjuhëve prish balancin shqiptaro-maqedonas
Ligji për përdorimin e gjuhëve ka arritur pikën e balansit....

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka arritur balanc në raportet shqiptaro- maqedonase të cilat ishin asimetrike me dekada, vlerëson zëvendës kryemisnitri Bujar Osmani, i cili thot se debati i mëtutjeshëm qeveritar për raportin e Venecias duhet të drejtohet në kuadër të respektimit të inkluzivitetit.
Secili veprim eventual i njëanshëm jasht parimetve të Marrëveshjes së Ohrit, sipas Osmanit do të devijonte rrugën e ndërtimit të shoqërisë multientnike demokratike.
“Çdo tentim për veprim të njëanshëm qoft anulim qoft modifikim qoft korrigjim në mënyrë të njëanshme jasht principeve të Marrveshjes së Ohrit që nënkupton inkluzivitetin dhe vendimmarrjen e dyfisht nënkupton prishje të balansit të raporteve Maqedono shqiptare në vend, çka është hyrje në një spiralë apo qark vicioz nga i cili nuk ka dalje që është devijim nga rruga që po e ndërtojmë MAqedoninë evropjane multietnike, funksionale demokratike” – tha Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani.
Osmani poashtu tha se komisioni i Venecias ka konstatuar se nuk është kopetent për të vlerësuar kushtetueshmërinë e ligjit.
“Edhe përkundër tentimit jo parimor nga disa përfaqësues ose përfaqësues të komusionit të Venecias për të bërë presion për të future nël grackë komisionin e Venecias që të komenton kushtetueshmërinë e ligjit Komisioni i Venecias unanimisht vlerësoi se nuk ka kopetanca për të vlerësuar kushtetueshmërinë për shkak se kjo çështje rregullohet brenda dhe e rregullon gjykata kushtetuese” – thotë Osmani.
Osmani: Të krijojmë kushte, e jo të ndryshojmë ligjin
Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në gjyqësor Komisioni i Venecias vetëm ngrrit dilemën se ndoshta nuk ka kushte për aplikim të dygjuhësisë, prandaj Osmani thot se nuk duhet ndryshuar ligji, por duhet të krijohen kushtet për implementimin e ligjit në fjalë.
“Konkluzioni ishte, ndoshta ligji është shumë ambicioz dhe ndoshta nuk ka kapacitete për ta implementuar për momentin me çka i jepet e drejta qeverisë për të bërë këtë vlerësim objektiv ose për të përmirësuar kushtet. Unë mendoj që logjika e shëndoshë dhe logjika këtu është që ne nuk duhet të mendojmë se si ta pezullojmë implementimine ligjit por si ti përmirësojmë dhe ngrisim kapacitetet për implementimine ligjit, kjo është logjik pozitive e jo retrograde negative” – shprehet Bujar Osmani.
Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në banknota dhe në uniformat e armats komisioni konstaton se do të ishte në përputhje me normat ndërkombëtare.
“Me kënaqësi mund të them se Kosmisioni I Venecias konstaton se përdorimi I gjuhës shqipe në banknote është krejtësisht në kuadër të normave ndërkombëtare dhe ata përmendin disa vende në të cilat dygjuhësia përdoret në banknote përfshie dhe vet euron, e cila ka dy gjuhë psh në Grei ështëe dhe me alfabetin cirilik edhe me atë latin, Qipron, Serbin, Izraelin i cili përdor tre gjuhë në banknote e kështu me rradhë” – theksoi Osmani.
Osmani tha se vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të bëhen në suaza të planeve aksinonare, pa ndryshime ligjore sepse konsideron se hapja e temës për ndryshime ligjore shpenzon energji të konsiderueshme dhe sposton përqëndrimin për shtet ligjor, reforma dhe ngritje ekonomike.
Në këtë kontekst, Osmani sqaroi se edhe për Komisioin e Venecias emërtimi i komunitetit shqiptar me 20% nuk ishte i qartë, por për të mos rrezikuar kushtetueshmërinë e ligjit, u la ashtu siç theksohet në kushtetutë, për ndryshimin e të cilës nevoiten 80 vota. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
