Indi, zjarri kaplon fabrikën, vdesin 43 punëtorë
08.12.2019 13:02
Një zjarr i madh ka kapluar një fabrikë çantash në kryeqytetin Indian, Delhi....

Një zjarr i madh ka kapluar një fabrikë çantash në kryeqytetin Indian, Delhi, duke lënë të vdekur 43 punëtorë. Zjarri shpërtheu në ndërtesën katër-katëshe në një lagje të vjetër të qytetit, mëngjesin e së dielës, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Zona ku ndodhet fabrika – Tregu i Azad – ka shumë rrugica të ngushta, të cilat vështirësuan arritjen për zjarrëfikësit. Shpëtimtarët duhej të bartnin viktimat mbi supet e tyre një nga një. Të paktën 100 persona ishin duke fjetur brenda fabrikës, e cila kryesisht bën çanta shkollore, kur filloi zjarri. Më shumë se 60 kanë shpëtuar. Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin “të tmerrshëm” dhe shprehu ngushëllimet e tij.
