Shekerinska: Nuk besojmë në ndryshimin e njëanshëm
Nuk besojmë në ndryshimin e njëanshëm të këtyre ligjeve të rëndësishme...

Nuk besojmë në ndryshimin e njëanshëm të këtyre ligjeve të rëndësishme siç është ligji për gjuhët, thot zëvendëskryetarja e LSDM-së, njëherit edhe zëvendëskryemisnitre Radmilla Shekerinska, e pyetur të vlerësojë qëndrimin e zëvendëskryemisnitrit Bujar Osmani kundër ndryshimeve në ligjin e gjuhëve.
Ajo pret që të gjithë partnerët e koalicionit të repsektojnë obligimet që kanë marrë, pasi siç thotë ajo, fjala është fjalë.
”Pas diskutimeve të gjata rreth ligjit të gjuhëve ne dolëm me tekst që e mbështetëm, morëm shumic serioze edhe në kuvend, por tham se kemi edhe dilema të caktuara dhe për ato dilema, por edhe për tër ligjin, vet qeveria kërkoi mendim nga komisioni i venecias. Sipas asaj që kemi pasur mundësi ta lexojmë direkt e jo ta shohim të komentuar nga dikush, për disa çështje kan dilema, për disa nuk ka dilema, për disa çështje Komisioni i Venecias shkon një hap para. Do ta analizojmë shumë seriozisht mendimin, do të marrim parasyshë vëerjtjet e ndryshme dhe do të mundohemi të gjejmë zgjidhje që do të jetë plus për të gjith qytetarët në vend. Vlerësojmë se kjo nuk është çështje që përsëri duhet ta ndaj shtetitn. E kemi parë se si politikan të pa përgjegjshëm e sollën vendin në prag të luftës, duke krijuar frikë që ishte jo reale” – tha Radmilla Shekerinska nga LSDM.
Shekerinska theksoi se si parti dhe qeveri kjo çështje nuk është tabu dhe këtë çështje dëshirojmë ta zgjidhim si shtet që me të vërtetë dëshiron të ndërtojë një shoqëri për të gjith.
Stoillkovski: VMRO është për ligjin në përputhje me kushtetutën
Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar kryemisnitrin Zoran Zaev se ka pranuar miratimin e këtij ligji vetëm për të ruajtur pushtetin.
”VMRO kërkonte të ulemi të bisedojmë të përgaditet tekst i ligjit i cili do të ishte në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe funksional, si dhe tër ajo të dërgohet për vlerësim te komisioni i venecias që të mos vijmë në situatë siç është sjellur shteti tani, vetëm për shkak të mospasjes së konceptit nga Zoran Zaev, ppërveç pjesës për të qëndruar në pushtet dhe klani i tij të pasurohet” – deklaroi Naum Stoillkovski, nga rradhët e VMRO-DPMNE.
Sa i përket kryemisnitrit Zaev ai të shtunën paralajmëroi ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për ti reviduar pjesën ku Komisioni i Venecias ka ngritur dilemma. Zaev tha se Minsitria e Drejtësisë do të përgadis ndryshimet, të cila para se ti dërgohen kuvendit do të dërgohen në Komisionin e Venecias, për tu konfirmuar nëse ndryshimet janë në përputhje me sugjerimt e këtij komisioni. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
