Rama në Konferencën e Stambollit kërkon ndihmën e donatorëve musliman
Kryeminsitri Edi Rama ka marr pjesë në konferencën e vendeve islamike në Stamboll...

Kryeminsitri Edi Rama ka marr pjesë në konferencën e vendeve islamike në Stamboll. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e donatorëve që siç tha ai të shërohen sa më parë plagët e tërmeti katastrofal të 26 nëntorit në Shqpëri.
“Dëmi i shkaktuar është përtej asaj që është njerzisht e përballueshme nga ne, pra pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë, për durimin që njerëzit mund të kenë dhe për frymën e shpresës në të ardhmen e vendit. Koha me dimrin në Shqipëri dhe rrëmujën shpërqëndruese të politikës për fat të keq është një komoditet që nuk e kemi” – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik tha Rama, i cili në takimin me presidentin turk Erdogan e falenderoi atë për premtinin e ndërtimit të 500 banesave, në Shqipëri.
Ndërsa presidenti turk premtoi se së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e banesave.
“Brenda gjashtë muajsh apo një viti do të kryhen ndërtimet, për shkak të kohës së ftohtë tani do të vendosim çadrat që janë special për dimër, për të gjithë ata që janë pa shtëpi” – u shpreh Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Presidenti turk Erdogan ka shfaqur shpresë se Shqipëria do të ndihmohet edhe nga vendet tjera. (Besim Abdullahu, TVM2)
