Kuvend, ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

08.12.2019 16:10

Në Kuvendin Republikan u nda çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”...

Në Kuvendin Republikan u nda çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”për vitin 2019 për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë shoqërore me interes publik të shtetit.

Këshilli për ndarjen e çmimeve shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” për arritjet në fushën e arsimit dhe edukimit, këtë çmim ia ndau albanologut prof. dr. Agim Poloska.

Çmimi për arritje në fushën e kulturës dhe artit iu nda shkrimtarit Dimitar Bashevskit, Operistes Vesna Ginovska-Ilkova, dhe aktores Violeta Tomovskës, ndërsa për arritje në fushën e shëndetësisë ky çmim iu nda prof.dr. Dejan Dokiq, pulmolog-alergolog.

Shën Klimenti e ka vazhduar punën e mësuesve të tij theksoi fituesi i çmimit, shkrimtari Dimitar BAshevski, sipas të cilit ai e ka lënë bazën e identitetit maqedonas, shkrimin dhe kulturën sllave.

Ky çmim ndahet me rastin e festës ortodokse shën Klimenti i Ohrit, me ç’rast në kishat ortodokse në vend u mbajtën mesha në përkujtim të veprës së Shën Klimentit të Ohrit, i cili njihet si peshkopi i parë sllav në Ballkan.