Kumanovë, rinovime thelbësore në SH.F.”Bajram Shabani”

08.12.2019 16:54

Tashmë disa muaj me mjete të MASH në Sh.F.”Bajram Shabani” të Kumanovës....

Tashmë disa muaj me mjete të MASH në Sh.F.”Bajram Shabani” të Kumanovës po zhvillohen aktivitete intenzive në rinovimin e kësaj shkolle.

Kryesisht është punuar në përmirsimin e kushteve në të gjitha mësonjtoret, dritaret, nyjet sanitare e së fundmi edhe në sallën e sporteve.

“Një pas një po investojmë në këtë shkollë. Pas përfundimit të dritareve tash kemi rregullim të hapsirave të brendshme të shkollës dhe sallës së sporteve e zhveshtoreve. Poashtu paralajmërojmë se gjat vitit të ardhshëm Sh.F. “Bajram Shabani” do të përfshihet në investimet që do ti bëjë MASH në drejtim të efikasitetit energjetik”, - tha Ministri i Arsimit dhe Shkencësh, Arbër Ademi.

“Mbi 32 vjet sa jam i punësuar në këtë shkollë nuk është bërë më par një investim kaq kapital. Deri më tani punët janë duke ecur mire, shpresojmë se në të ardhmen do të investohet edhe në infrastructure tjetër në këtë shkollë për përmirsimin e kushteve dhe e njejta ti ngjaje një shkolle moderne”, - theksoi mes tjerash Mustafa Ebibi, drejtor i Sh.F.”Bajram Shabani” Kumanovë.

Me këtë ndërhyrje finaciare janë krijuar kushte të kënaqshme për vijimin e procesit edukativo arsimorë. (Fatlum Aqifi, TVM2)