Fillojnë punimet për riparimin e nyjeve sanitare në SHF “Sande Shterjoski” të Kërçovës

08.12.2019 17:21

Para disa ditësh kanë filluar punimet për riparimin e nyjeve sanitare në SHF “Sande Shterjoski” të Kërçovës....

Para disa ditësh kanë filluar punimet për riparimin e nyjeve sanitare në SHF “Sande Shterjoski” të Kërçovës, një projekt që mbështetet nga Komuna e Kërçovës dhe që do të ndikojë dukshëm në kushtet higjenike të objektit shkollor.

Në objektin qëndrorë të SHF “Sande Shterjoski” të Kërçovës kanë filluar punimet për riparimin e nyjeve sanitare ku pëfshihen ndërrimi i dyerve, pllakave të qeramikës, gypave të ujësjellsit dhe kanalizimit.

Drejtori i shkollës Rrahim Pinjolli, për programin tonë, thotë se ky projekt që realizohet me mbështetjen e Komunës së Kërçovës dhe padyshim do të ndikojë në përmirsimin e kushteve higjenike në objektin shkollor.