Sigurimi i jetës dhe pronës, Emini: Qytetarët larg trendit europian
Në Maqedoninë e Veriut ende mungon kultura e sigurimit të jetës, pronës dhe gjërave tjera me vlerë.....

Në Maqedoninë e Veriut ende mungon kultura e sigurimit të jetës, pronës dhe gjërave tjera me vlerë krahasuar me trendet europiane, vlerësojnë ekspertët e kësaj fushe.
Në vendin tonë qytetarët janë të koncentruar vetëm në sigurimet e detyrusheme, si auto-përgjegjësia dhe kartoni i gjelbërt, kurse nuk ka interesim rreth sigurimeve vullnetare.
Driton Emini, drejtor financiar në sigurimin “Hallk” thekson se ende jemi larg nivelit të vendeve evropiane sa i përket sigurimit të jetës, apo të pronës.
“Në qoftë se bazohemi në të dhënat e Unionit Evropian, pjesmarrja e sigurimit të jetës është diku 58% në prizmin e përgjithshëm. Në qoftë se krahasohemi me shtetin tonë, kjo përqindje është diku 16%. Domethënë nga kjo shohim se jemi akoma larg trendeve evropiane” – tha Driton Emini nga sigurimi “Hallk”.
Sigurimi i jetës dhe pronës, Emini:Mungon informimi i mirfilltë i qytetarit
Edhe pse si rëndon diskutimi rreth sigurimeve më shpesh bëhet gjatë periudhës kur ndodhin fattkeqsitë natyrore, të njejtat nuk janë një fakor inkurajues që qytetarët të sigurohen. Shkaktar kryesor sipas Driton Eminit nga sigurimi “Hallk”, është ajo se qytetarët nuk janë të informuar mire rreth përfitimeve që i kanë në rast se sigurohen.
“Në përgjithësi mungon njoftimi me produktin. Pastaj tek ne në treg, çdo produkt është paksa kompleks dhe delikat dhe jo rastësisht personat të cilët kanë interes për tu siguruar, ndoshta ekziston mundësia që mos të kuptojnë se çfarë përfitojnë nga ai produkt. Në këtë aspekt unë mendoj se me një rol pak më aktiv nga rregullatori dhe nga shteti në forma të ndryshme të subvencioneve ,ashtu siç e bën për kulturat bimore, bashkarisht të punohet dhe koordinohet ky aktivitet në të ardhmen” – shprehet Emini.
Për tu zhvilluar sektori i sigurimeve ka nevojë për inovacione, vlerëson Emini. Sipas tij nevoiten produkte të reja dhe që janë adaptibile me nevojat e një personi, kurse të organizohen edhe prezentime përmes të cilave do të ngritet vetdija e qytetarëve në këtë aspekt. (Ersan Pajaziti, TVM2)
