Berlin, “Dojçe Vele” kërkon përgjigje nga kryeministri grek dhe kancelarja Merkel
Në konferencën e sotme për shtyp në Berlin, menjëherë pas takimit me kancelaren gjermane, gazetarja e “Dojçe Veles” kishte kërkuar koment nga kryeministri grek...

Në konferencën e sotme për shtyp në Berlin, menjëherë pas takimit me kancelaren gjermane, gazetarja e “Dojçe Veles” kishte kërkuar koment nga kryeministri grek, duke e pyetur se pse “Greqia në njërën anë përkrah parimet e vlerave në BE, ndërsa nga ana tjetër bllokon integrimin e një shteti”, ndërsa nga Merkel ishte kërkuar përgjigje nëse është diskutuar për çështjen e emrit.
Kancelarja gjermane, madje është përgjigjur shkurt se nuk është biseduar për emrin, por se janë ndalur në çështje bilaterale dhe problemet e Greqisë, ndërsa përgjigja e Samarasit ndaj kësaj ka qenë: “Nuk kam çka të përgjigjem”.
Samaras, nuk kishte komentuar asgjë për emrin kushtetues në emër të gazetares së “Doçje Veles”, e cila nuk kishte thënë as FYROM, as Shkupi, por Maqedonia.
