"Zhvatja", Xhelili: Pranimi i fajit dëshmi që ka vepër penale

08.12.2019 18:26

Fillimi i procesit gjyqësorë për lëndën më të zhurshme në opnion "Zhvatja"....

Fillimi i procesit gjyqësorë për lëndën më të zhurshme në opnion "Zhvatja" dhe pranimi i fajit nga njëri prej të akzuarve ,ndonëse veprimi ligjorë dëshmon se egziston vepra penale për të cilën akuzohet.

Kështu u shpreh eksperti juridk Fadil Xhelili sipas të cilit dënimet për të akuzuarit e tjerë do të jenë më të ashpra.

“Pranimi i fajit nga ana e të akuzuarit Kiçeec, dëshmon se megjithatë ka vepër penale për të cilën akuzohet pavarësisht se ligji për procedurë penale të akuzuarit i jep të drejtë që ta pranojë fajin, dhe me pranimin e fajit të merr një sanksion më të butë. Për dy të akuzuarit e tjerë procedura do të vazhdojë dhe me siguri sanksionet që do të shqiptohen ndaj 2 të tjerëve do të jenë më të ashpra gjegjësisht dënimet të jenë më të larta” – tha eksperti juridik, Fadil Xhelili.

Xhelili: Egziston mundësia të zgjerohet përfshirja

Duke pasur parasysh se së fundmi dëshmitari në procesin gjyqësorë "Zhvatja", Orce Kamçev dëshmoi se në këtë proces ka të përfshirë një gjykatës dhe avokat, edhe eksperti jurdik Fadil Xhelili nuk përjashton mundësin për përfshirjen e personave të tjerë të involvuar në këtë rast ,që do të dëshmohet më tej në procedurë gjyqësore.

“Egziston mundësia që nëse nga provat e shqyrtuara ka dhe persona tjerë të involvuar në një vepër penale, egziston mundësia që të zgjerohet apo inicohet procedur dhe ndaj atyre personave që aktualisht nuk janë të përfshir. Këtu nuk bën përjashtim asnjë funksionar apo ndonjë person i autorizuar publik qoftë avokat apo dikush tjetër” – theksoi Xhelili.

Sipas Xhelilit ,nëse rasti merr epilogun e duhur gjyqësor mund të jetë një shkëndijë e optimizmit dhe kthimit besimit tek qytetarët e RMV se, më në fund dicka mund të funskionojë dhe të japin sinjal pozitiv tek faktori ndërkombëtar se gërat do të fillojë të lëvizin në drejtim të sundimit të ligjit dhe drejtësisë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)