Samiti i rinisë: Të rinjtë, të kyçen në procesin e politikbërjes

08.12.2019 19:00

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor jetojnë të njejtin realitet....

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor jetojnë të njejtin realitet, ballafaqim me të kaluarën e shteteve që çalojnë në rindërtimin e raporteve mes vete.

Mospërfillja e të rinjëve në politikberje e cila u dedikohet të njejteve, rezulton me ikjen masive të tyre në vendet e perëndimit.

Sfidat e përbashkëta, si dhe  nevoja për ti dhënë orientim ndryshe  zhvillimeve politike të rajonit, të rinjtë i bëri të ulen sëbashku në Samitin e Rinisë i cili kësaj rradhe u mbajt në Shkup.

Organizatorët thanë  tema kryesore  e Samitit është pozita e Ballkanit Perëndimor në procesin e intergrimit në BE, pas JO-së nga ane Unionit.

“Në Maqedoninë e Veriut, ka gjithmonë e më shumë interes të kyçjes së të rinjëve në procese vendimarrëse, në krijimin e politikave rinore, pra politikat nuk krjohen vetëm për ne. Ne tani kyçemi në proces. Krahas faktit që jetojmë në kohën e post të vërtetës dhe fakteve, post epokës e njohurive, është më lehtë se kurrë të marrësh informacione sot, të rinjtë janë të vetëdijshëm për këtë dhe informohen, duan të edukohen që të mos jenë viktima të lajmeve të rreme e as propagandave, duan të jenë të arsimuar dhe të luftojnë për të drejtat e tyre” – tha koordinatorja, Nevena Todoroviç.

“Ikja e trurit”, të shfrytëzohet potenciali i të rinjve

Ikja e trurit jasht, vazhdon të mbetet pjesë shqetësuese për shoqëritë e rajonit. Të rinjtë konsiderojnë se kjo vjen si pasojë e mosgadishmërisë së shteteve amë për të shfrytëzuar potencialin e të rinjëve, dhe pamundësinë e ktyre të fundit të gjejnë veten brenda sistemit.

“Kemi lejuar të rinjtë të besojnë që Administrata Publike është zgjidhja e vetme,

Të rinjtë duhet të luftojnë status-quonë, në formë pragmatike.Duhet ta harrojmë antarësimin ne BE si një shpërblim të madh , antarësimi ne BE është proces,  shum nga vendet e rajonit nuk do ta tejkalojnë për 20 vitet e ardhëshme, madje ndoshta  edhe BE ndryshon narrativin, duhet të krijojmë fokusin e ndnyshimit lokal dhe jo të presim ndryshimet e mëdha internacionale” – tha Liza Gashi nga Germin - Kosovo.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm që edhe pse Kroacia e cila është pjesë e BE-së, largimi i trurit ndodh akoma. Duhet të jemi të vetdijshëm që deri në momentin që  nëse në rajon nuk ju  kemi krijuar të rinjëve  një mjedis të paktën të një niveli të përafërt me zhvillimin e shoqërisë europiane, nuk mund të presim që ata të qëndrojnë këtu” - u shpreh Antoneta Ivanova  nga “Mladi Info”.

Sa i përket perspektivës për vitin 2020, të rinjtë kërkuan ndryshime rrënjësore në nivel lokal, me theks në përmirësimin e cilësisë së edukimit si mjet i përmirësimit të demokracisë, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi këmbngulës ta vazhdojmë misionin tonë dhe t’ju krijojmë të rinjëve mundësi që ata sa më shumë të komunikojnë me njëri tjetrin, të mësojnë për njëri tjetrin, të mësojnë bashkërisht për të kaluarën por edhe të fokusohen në atë se si dëshirojnë të jetojnë në të ardhmen” – deklaroi Marigona Shabiu nga “YIHR” - Kosovë.

Kritikat konstruktive të të rinjëve mbi traektoren politike të rajonit , japin sinjalin e një rinie që ndyshon qasjen e komunikimit mes shteteve në rajon dhe  ka një vullnet më të mirfilltë për të zgjidhur problemet që lënë vendet e tyre në status-quo. (Arlinda Baftiu, TVM2)