Shkup, vjedhje me armë në marketin Kiper
08.12.2019 19:29
Vjedhje me armë në Kiper market në lagjen Fushtophanë në Shkup....

Vjedhje me armë në Kiper market në lagjen Fushtophanë në Shkup. Vjedhja është kryer nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.
Në dalje, të marketit hajnat janë ndeshur nga një polic, i cili ka tentuar ti ndaloj, por dy të maskuarit kanë hapur zjarr dhe kanë plagosur policin.
Zyrtari policor nuk ka marrë plagë të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të dy personave që kanë kryer vjedhjen dhe sulmin me armë ndaj policit.
