Botë
Zelanda e Re, shpërthen vullkani, 5 të vdekur e disa të plagosur
09.12.2019 08:36
Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë 5 të vdekur dhe disa të plagosur...

Turistët u panë duke ecur brenda buzës së kraterit të Ishullit të Bardhë, pak çaste para shpërthimit.
Policia tha se 23 persona janë shpëtuar, por paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ishulli i Bardhë është jashtë bregdetit të ishullit të Veriut dhe është një nga vullkanet më aktivë të Zelandës së Re.
Pavarësisht kësaj, ishulli është një destinacion turistik me turne të shpeshta ditore.
