Botë

Tërmeti godet Italinë e Veriut, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

09.12.2019 09:24

Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallë të shkallës Rihter, ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të sotëm...

Tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello, me thellësi prej 9 km. Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence dhe Bolonjë.

Pas lëkundjeve, mijëra njerëz dolën në rrugë dhe gjetën strehim në makina.

Shkollat e Firences, sidomos ato afër epiqendrës, janë mbyllur, ndërsa janë pezulluar edhe disa linja trenash për arsye të verifikimit të linjave hekurudhore.

Ende nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara, megjithëse njoftohet se ka çarje të konsiderueshme në objekte fetare dhe godina të vjetra në afërsi të zonave ku ka qenë epiqendra e tërmetit.