Maqedoni
Rregulla të reja për Maqedoninë drejt Zonës Shengen
24.09.2014 15:23
Qytetarët e Maqedonisë, që do të duan të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në ndonjërin nga vendet e Zonës Shengen, do të duhet të japin gjurmët e gishtërinjve...

Bëhet fjalë për ata qytetarë që për qëndrimin e tyre prej më shumë se 90 ditësh do të aplikojnë pranë ambasadës përkatëse. Rregullat e reja kërkojnë që aplikuesit për vizë ose leje qëndrim t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi digjitale.
Kjo, megjithatë, nuk do të vlejë për qytetarët që në kuadër të regjimit pa viza do të mund të udhëtojnë për më pak se 90 ditë, në vendet e Shengen-it.
Në kategorinë e qytetarëve që duhet të aplikojnë për leje qëndrimi përfshihen studentët, punëtorët dhe ata që kanë nevojë të qëndrojnë për më shumë se 90 ditë në Zonën Shengen.
Ata që kanë nxjerrë një herë vizën me rregullat e reja, nuk do të duhet të përsërisin procedurën e skanimit të gishtërinjve.
Mësohet se kjo masë e re do të aplikohet nga 25 shtatori, e enjte, në 16 vende, si Maqedoni, Turqi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Ukrainë, Ermeni, Gruzi, Rusi, Kinë, Japoni, Britani të Madhe dhe Irlandë.
