Botë

Vazhdon situata kaotike në Hong Kong, demonstruesit hedhin koktej molotovi dhe vizatojnë grafite në objektet qeveritare

09.12.2019 10:53

Policia në Hong Kong ka njoftuar sot se demonstratat e vikendit ishin paralajmëruar si të qeta...

Policia në Hong Kong ka njoftuar sot se demonstratat e vikendit ishin paralajmëruar si të qeta, por në terren situata esklaoi kur demonstruesit filluan të gjuajnë koktej molotovi si dhe të shkruajnë grafite nëpër ndërtesa të qeverisë.
 
Në protestat e vikendit të kaluar, sipas vlerësimeve të autoriteteve të sigurisë kishin marrë pjesë 183 mijë perona, derisa demonstruesit pohojnë krejt ndryshe – ata janë të bindur se ishin 800 mijë.
 
“Edhe pse demonstrata fillimisht dukej e qetë, pas disa minutave eskaloi situata”, ka njoftuar policia të pyetur për rrjedhën e demonstratave të mbajtur gjatë vikendit të kaluar.
 
Sipas tyre, disa demonstrues kanë shkruar grafite në muret e gjykatës, kanë hedhur koktej molotovi dhe kanë ndezur zjarrin para ndërtesës së gjykatës me ç’rast janë dëmtuar pronat shtetërore.