Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë: Insulina e dyshimtë është shkatërruar
09.12.2019 11:13
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se është shkatërruar insulina e dyshimtë prej kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së...

Nga ky institucion thonë se VMRO duhet të përgjigjet para qytetarëve për blerjen e insulinës së dyshimtë për kualtitet dhe se s’duhet të manipulojë me shëndetin e pacientëve.
“Njoftojmë se shpërbërja e insulinës vjen prej rezervave dhe bëhet fjalë për insulin të blerë në kohën e VMRO-së, ndërsa heqja është bërë me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk do të lejojmë qytetarët tonë të përdorin insulinë të dyshimtë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Insulina që është shkatërruar ka kushtuar 330 mijë euro dhe jo një milion e gjysmë siç pretendohej në konferencën e VMRO-DPMNE-së.
