Maqedoni

Dimitrov në Bruksel, takim pune me kryediplomatët e shteteve të BE-së

09.12.2019 12:47

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Nikolla Dimitrov dhe Genc Cakaj, në Bruksel...

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Nikolla Dimitrov dhe Genc Cakaj, në Bruksel, marrin pjesë në takimin e punës me shefat e diplomacive të shteteve anëtare të BE-së.

Në tavolinën e diskutimeve është tema për zgjerimin si dhe reforma e re për metodologjinë e procesit paraqasës dhe perspektivat e dy vendeve aspirate për hapjen e shpejtë të bisedimeve për anëtarësim.

Takimi është organizuar nga ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në kuadër të iniciativës së qeverisë greke për një vendim pozitiv sa më të shpejtë nga ana e BE-së për Shkupin dhe Tiranën zyrtare.

Në takim marrin pjesë ministrat e jashtëm të më shumë shteteve anëtare, Gjermanisë, Holandës, Lituanisë, Bullgarisë, Kroacisë, Austrisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, ndërsa Franca është e përfaqësuar në nivel të ambasadorit francez në BE.

Në takim merr pjesë edhe komisari i ri për Zgjerim i BE-së, Oliver Verholi, si dhe shefi i Drejtorisë për Zgjerim i Komisionit Europian, Kristijan Daniellson.

Ky është takimi i parë i këtij niveli pas vendimit negativ të tetorit nga ana e BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, deklaroi se “nisja e bisedimeve për anëtarësim në BE për RMV-në dhe Shqipërinë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit të ri francez për metodologjinë e negociatave.

Ajo shpreson se brenda gjashtë muajve, Shkupi dhe Tirana do të marrin dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve, pasi të dy proceset mund të zhvillohen në mënyrë paralele.