Maqedoni

Bërns: RMV nuk guxon të kthehet prapa

09.12.2019 13:00

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns, ka përsëritur se ShBA-të...

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns, ka përsëritur se ShBA-të janë mbështetëse të fuqishme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për të qenë një vend prosperues, i sigurt, me demokraci inkluzive, e integruar plotësisht në NATO, BE dhe në institucionet e tjera trans-atlantike. Ambasadorja amerikane porosinë për Agjencinë e lajmeve MIA e ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftën Kundër Korrupsionit.
 
“Partneriteti i fuqishëm në sferën e sigurisë është një nga pjesët e rëndësishme të marrëdhënieve midis dy vendeve”,- tha ajo.
 
Bërns: ShBA-të mbështesin aspiratat integruese të RMV-së
 
Bërns ka shtuar se tani është koha për të parë përpara e jo prapa, për të ndërtuar një shtet në përputhje me vlerat euroatlantike, të forcohen institucionet demokratike, si dhe të zhvillohet ekonomia për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Ambasadorja amerikane theksoi se korrupsioni akoma përbën problem edhe përkundër përmirësimit të klimës në këtë drejtim.
 
“Me gjithë progresin e bërë, Maqedonia e Veriut nuk guxon të kthehet prapa”,- ka theksuar ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Bërns.