Botë
Shteti islamik sulmohet me aeroplanë luftarakë
24.09.2014 15:25
Një grup monitorues thotë se sulmet ajrore gjatë natës së kaluar e kanë goditur territorin që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik në Siri, afër kufirit me Turqinë...

Rami Abdulrahman, nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se aeroplanët luftarakë, që i kanë kryer sulmet në perëndim të qytetit Kobani, kishin ardhur nga drejtimi i Turqisë.
Ky observator i mbledhë informacionet nga rrjeti i aktivistëve në gjithë Sirinë.
Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i ka lansuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik të hënën në mbrëmje.
Grupi esktremist, Shteti Islamik, javën e kaluar e ka ndërmarrë një ofensivë kundër popullatës shumicë kurde në qytetin Kobani, duke i detyruar më se 130 mijë kurdë të Sirisë të largohen nga shtëpitë e tyre.
