Maqedoni
Incident pas ndeshjes Vardar - Shkëndija, “Komitët” rrahën 3 shtetas të Kosovës
09.12.2019 13:26
As numri i shtuar i forcave policore për shkak të ndeshjes me rrezik të lartë...

As numri i shtuar i forcave policore për shkak të ndeshjes me rrezik të lartë, nuk ka arritur të parandalojë incidentin pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës. Disa pjesëtarë të grupit të tifozëve ‘Komitët’, kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit. Të lënduarit i përkasin moshës 24-19 dhe 18 vjeç.
Policia ka arrestuar dy persona që dyshohet të kenë sulmuar shtetasit e Kosovës. Edhe më herët gjatë ditës, tifozët “Komitët” dhe “Vojvodët” nëpër rrugët e Shkupit ndezën mjete të ndryshme piroteknike dhe drejtuan fyerje të shumta kundër shqiptarëve.
