Cindy Marina në Top 20 të “Miss Universe 2019″

09.12.2019 13:57

Bukuria shqiptare u përfaqësua në Miss Universe 2019 me vajzën shqiptare të lindur në SHBA....

Bukuria shqiptare u përfaqësua në Miss Universe 2019 me vajzën shqiptare të lindur në SHBA, Cindy Marina. Ajo pak kohë më parë ishte shpallur fituese e Miss Universe 2019, një spektakel I transmetuar ekskluzivisht në Vizion Plus.
 
Cindy Marina arriti që të përfaqësoj me shumë dinjitet dhe sukses bukurine shqiptare edhe në garën e Miss Universe 2019 zhvilluar të dielën në mbrëmje në Atlanta të SHBA.
 
Ajo u rëndit në Top 20 nga 90 vajza në total. Cindy ne nje paraqitjet e saj ne skene, i befasoi te gjithe me nje veshje kuqezi me imitimin e Mbretereshes ilire Teuta, qe terhoqi vemedjen edhe te mediave te huaja.
 
Cindy Marina është 21 vjece dhe ka lindur në Chicago të SHBA. Ajo është vajza e dy prindërve shkodranë që jetojnë në kontinentin e largët, Ardian dhe Kristina Marina.