Maqedoni

Zaev: Veting-u, sa më shpejt të jetë e mundur

09.12.2019 12:11

Ka vullnet serioz dhe gadishmëri për tu përballur me korrupcionin.....

Ka vullnet serioz dhe gadishmëri për tu përballur me korrupcionin. Kështu ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Kryeministri vlerëson gjithsesi se “Luftë e pa kompromis kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënies. Kështu duhet të jenë edhe institucionet përfshirë edhe ato në gjyqësi dhe prokurori”. 
 
Zaev shkruan se vetëm me përkushtim dhe gatishmërinë e të gjitha institucioneve,  korrupsioni mund të ndalet.
 
“Me një komision të guximshëm kundër korrupsionit siç kemi tani, të gjitha institucionet duhet të tregojnë rezistencë ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interest.Prandaj është e rëndësishme të fillojë procedura e kontrollimit të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme të identifikohen konfliktet e interesit edhe në gjyqësor. Çdo gjyqtar dhe prokuror duhet të deklarojë të gjithë avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe prokurorët në rrethin e tyre me të cilët kanë janë të lidhur në çfarëdo mënyre apo kanë qenë të lidhur gjatë procedurave gjyqësore”, shkruan kryeministri Zaev në FB.