Maqedoni
Varhelyi: KE pro hapjes së bisedimeve pranverën e ardhshme
09.12.2019 15:49
Komisionari i ri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi...

Komisionari i ri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, njoftoi se Komisioni i BE-së qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pranverën e ardhshme.
Varhelyi, në postimin e tij në Tuitter, njoftoi se ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, dhe me ministrin në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ai këto takime i cilësoi si konstruktive.
“Komisioni i BE-së qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pranverën e ardhshme”, shkroi ai.
