Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit në Letërsi
Pas Kosovës, edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për letërsi....

Pas Kosovës, edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për letërsi për shkrimtarin Peter Handken, që mbahet në Suedi.
Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, thotë se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.
“Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit. Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi. Përkushtimi ynë, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë”, - shkruan Cakaj.
