Maqedoni

Ndotja e ajrit, shtohen problemet në sistemin respirator

09.12.2019 16:29

Hulumtimet botërore kanë renditur Shkupin mes qyteteve më të ndotura në botë...

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, çdo ditë e më tepër rritet numri i personave me sëmundje respiratore.
 
Qytetarët e anketuar nga TVM shprehin shqetësimin e tyre se rëndë marrin frymë nga ajri i ndotur dhe i kanë rralluar daljet nga shtëpitë, në krahasim me kohërat e kaluara.  
 
“Kur dal jashtë nuk mundem, kollitem, rëndë marr frymë”,- tha një qytetar.
 
“Kam problem me frymëmarrjen”,- u shpreh një qytetar.
 
Nga Ndihma e Shpejtë thonë se nuk është rritur numri i thirrjeve, përveç atyre që kanë probleme kronike me sistemin respirator, gjegjësisht të sëmurët me astmë dhe bronkit.
 
Nga ajri i ndotur ankohen edhe të rinjtë, edhe ata që nuk kanë pasur deri më tani probleme me frymëmarrjen. 
 
“Ajri i ndotur fillimisht ndikon në sistemin respirator. Pacientët me sëmundje kronike tek ata për shkak të furnizimit më të dobët me oksigjen  paraqiten problemet, si frymëmarrja e rëndë, marramendja, alivanosja, lodhja dhe rritja e tensionit të gjakut. Tek pacientët që janë të ndjeshëm për shkak të ajrit të ndotur mund të paraqitet provokim, si rënie të sheqerit ose alivanosje”,- tha Gjorgi Karamanovski nga Ndihma e Shpejtë.
 
Meteorologët thonë se gjatë kësaj jave pritet moti të jetë me lagështi dhe me të reshura të borës. Reshjet pritet sadopak të pastrojnë ndotjen. 
 
“Të martën  do të ketë reshje të shiut gjithandej, ndërsa në vendet malore  reshje të borës. Gjatë ditës së martë në mbrëmje temperaturat do të jenë më të ulëta dhe priten reshje të bores.”,- thuhet nga DPH.
 
Arsyet për ajrin e ndotur ende nuk janë të qarta a janë nga industria, nga komunikacioni, nga ngrohja me mjete joekologjike apo nga ndërtimet e pakontrolluara në disa vende.
 
Teksa kërkohet fajtori, qytetarët kërkojnë masa urgjente.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI