Maqedoni
Dimitrov: BE të përmirësojë gabimin e tetorit
09.12.2019 16:45
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë zhvilluar një mëngjes pune dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov...

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë zhvilluar një mëngjes pune dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov, dhe me ministrin në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, në Bruksel, për të dëgjuar përfaqësuesit e RMV-së dhe Shqipërisë për avancimin e kushteve për hapjen e negociatave. Me këtë rast, ministri Dimitrov ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përmirësojë gabimin e tetorit dhe t'i hap rrugën eurointegruese Maqedonisë së Veriut, sepse, sipas tij, për rajonin nuk ka alternativë tjetër pos BE-së.
“Nuk pati vendim në tetor. Në qershor na u tha se do të ketë vendim, pra ne duhet ta përmirësojmë këtë. Unë nuk besoj se ka alternativë për Ballkanin Perëndimor përveç integrimit evropian. Ne nuk duam të blejmë në kurth të viktimës dhe të akuzojmë ndonjërin. Ne do të vazhdojmë të sjellim lajme të mira në reforma në shtëpi dhe raporte të mira me gjithkënd dhe do të bëjmë çmos që asnjë shtet të mos thotë përsëri jo.”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Varhelyi: KE, pro hapjes së bisedimeve në pranverë
Mundësitë për të përmirësuar gabimin e Samitit të tetorit për Shkupin dhe Tiranën ekzistojnë, ka thënë komisioneri për zgjerim, Oliver Varheji, dhe sipas tij, do të ishte favorizuese nëse bisedimet me këto dy vende fillojnë na pranverë.
“Duket se ka mundësi të shkojmë përpara dhe ta përmirësojmë gabimin që u bë në tetor. Do të duhej t'i krijojmë mundësitë t'i fillojmë bisedimet më këto dy vende në pranverën e ardhshme.”,- u shpreh eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi.
Metodologjia e re, Aurescu: E mirëseardhur, jo pengesë e procesit
Ministri rumun Aurescu thotë se mirëpret çdo metodë të re të propozuar për zgjerim, por kjo, sipas tij, nuk duhet të pengojë RMV-në dhe Shqipërinë.
“Çdo metodë e re më efikase është e mirëseardhur, por nuk duhet ta bllokojë procesin vijues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.”,- u shpreh ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu.
Mëngjesi i punës u organizua me iniciativën e Greqisë, me çka ministri grek Dendias e ka cilësuar diskutimin të frytshëm dhe ka theksuar vazhdimin e përpjekjeve për të arritur një zgjidhje pozitive, ndoshta marsin e ardhshëm.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
