Botë

Obama: Nuk do t’i tolerojmë terroristët të na kërcënojnë

24.09.2014 15:29

Presidenti, Barak Obama, i përshkruan anëtarët e tij si “operativë sezonalë të al-Qaedas në Siri”...

 Komplotet kundër SHBA-së u zbuluan nga komuniteti i inteligjencës gjatë javës së kaluar. Zyrtarë amerikanë thanë se grupi po planifikonte sulme kundër objektivave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore. 
 
“Sërish, duhet të jetë e qartë për këdo që thur komplote ndaj Amerikës dhe përpiqet të dëmtojë amerikanët, se ne nuk do t’i tolerojmë, ne nuk do të tolerojmë streha të sigurta për terroristët që kërcënojnë popullin tonë”- deklaroi presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.
 
Shqetësimet në lidhje me një hakmarrje nga grupet terroriste kanë nxitur Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare të lëshojë një buletin informativ që paralajmëron agjencitë e zbatimit të ligjit të jenë të gatshëm të shmangin çdo sulm terrorist në tokën amerikane, pas sulmeve ajrore në Irak e Siri.
 
Sulmet ajrore duken se kanë vrarë, mes të tjerësh edhe liderin e grupit të lidhur me al-Qaedan, Frontit al-Nusra, sipas një deklarate të publikuar nga grupi në fjalë, i cili e identifikoi liderin si Abu Yousef al-Turki, i njohur gjithashtu edhe si “turku”. 
 
Shtetet e Bashkuara kanë kryer afro 200 sulme ajrore në Irak që prej muajit gusht. Sulmet e së hënës zgjeruan fushatën anti-ISIS përtej kufijve irakianë, drejt atyre sirianë, për herë të parë.
 
Aktivistët thonë se të paktën 70 militantë të ISIS-it dhe 50 luftëtarë të tjerë të lidhur me al-Qaedan, por edhe 8 civilë, janë vrarë nga sulmet.
 
Rezidentë në Raqqa kanë thënë për gazetarët se sulmet ajrore kanë pasur një impakt të madh ndaj luftëtarëve të ISIS-it.
 
Militantët tashmë janë “fokusuar në përpjekjet për të shpëtuar veten”- thonë banorët lokal.
 
Madje, sipas tyre, qindra luftëtarë, të cilët kanë kontrolluar trafikun dhe sigurinë në rrugë, tashmë janë larguar. 
 
ADNAN JASHARI