Botë

Zelanda e Re: Pesëdhjetë për qind mundësi për një erupsion të ri në 24 orët e ardhshme

10.12.2019 10:32

Instituti i Hulumtimeve GNS i Zelandës së Re paralajmëroi se ekziston mundësi prej 50 për qind që në 24 orët e ardhshme...

Instituti i Hulumtimeve GNS i Zelandës së Re paralajmëroi se ekziston mundësi prej 50 për qind që në 24 orët e ardhshme të ketë një erupsion të ri të vullkanit në Ishullin e Bardhë, i cili mund të jetë me fuqinë e njëjtë.
 
“Vlerësuam se në 24 orët e ardhshme gjasat se nuk do ketë një erupsion të ri janë të njëjta sikurse edhe do të ketë erupsion më të vogël ose të ngjashëm, por i cili do ta godasë pjesën kryesore të kraterit. Ekziston mundësi jashtëzakonisht e vogël se çfarëdo lloj hovi i hirit mund të arrijë në tokë, por gazi mund të tretet pavarësisht nga drejtimi momental i erës”, deklaroi
vullkanologu Gef Kilgur.
 
Paralajmërimi për erupsion të vullkanit mbetet në nivelin e tretë, që tregon se po ndodhin erupsione të vogla lokale.
 
Nga erupsioni i mbrëmshëm, aktivitetet sizmike janë ulur, megjithatë GNS thekson se edhe më tej po hulumtohet lëshimi lokal i avullit dhe baltës nga zona e ventilimit aktiv.
 
Supozohet se njerëzit që ishin afër liqenit, gjatë erupsionit me shumë gjasa janë goditur nga uji i nxehtë, gurë, gjësende dhe kanë pasur problem me kanalet e frymëmarrjes. Të hospitalizuarit  kishin djegie, lëndime nga shpërthimi dhe probleme me frymëmarrjen./mia