Botë

Çeki, disa të vrarë nga të shtënat në një spital

10.12.2019 11:05

Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale....

Sulmuesi i dyshuar është ende në arrati, tha policia. Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit veri-lindor të Ostravës rreth orës 07:00, njoftoi ministri i Brendshëm. Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike. I gjithë spitali është evakuuar.
 
“Policia po kërkon intensivisht autorin e krimit”, u tha në njoftimin e policisë. Raportet e pakonfirmuara në mediat çeke thonë se sulmuesi ishte një burrë me një xhaketë të kuqe dhe ai hapi zjarr në një nga departamentet e spitalit.