Futboll
Shqipëri-Danimarkë transmetohet me 16 kamera
24.09.2014 15:52
Ndeshja e parë eliminatore në shtëpi për Kombëtaren e Shqipërisë, pikërisht më 11 tetor në stadiumin "Elbasan Arena" kundër Danimarkës...

Ndeshja e parë eliminatore në shtëpi për Kombëtaren e Shqipërisë, pikërisht më 11 tetor në stadiumin "Elbasan Arena" kundër Danimarkës, do të shënojë një rekord të ri në fushën e transmetimeve.
Nga sa mësohet, takimi do të transmetohet direkt nga 16 kamera, të cilat do të instalohen në çdo cep të stadiumit.
Kjo është hera e parë që një ndeshje ndërkombëtare do të ketë këtë mbulim televiziv në vendin tonë.
Në të kaluarën maksimumi i një transmetimi direkt ka qenë deri në 14 kamera lëvizëse, transmeton albeu. Ekskluzivitetin e transmetimit do ta ketë Televizioni Publik Shqiptar, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen Portugali-Shqipëri.
