Ekonomi

Benzina më e lirë për 1,5 denarë për litër

10.12.2019 15:32

Benzina prej sonte në mesnatë lirohet për 1,5 denarë për litër...

Benzina prej sonte në mesnatë lirohet për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i karburantit – naftë mbetet e njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
 
Me vendimin zbatohet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,08 për qind.
 
Çmimi i ri me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 67 dhe për EUROSUPER BS-98 do të jetë 69 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të vazhdojë të shitet për 61,5 dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 50,5 denarë për litër.
 
Me vendimin e KRRE-së për 1,293 denarë për kilogramë do të zvogëlohet edhe çmimi për pakicë i thëngjillit M-1 NS dhe do të jetë 34,478 denarë./Mia