Botë

Pas erupsionit të vullkanit në Zelandën e Re, 11 shtetas australianë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 13 të hospitalizuar

10.12.2019 15:44

Kryeministri australian, Skot Morison deklaroi sot se 11 shtetas të Australisë rezultojnë të zhdukur...

Kryeministri australian, Skot Morison deklaroi sot se 11 shtetas të Australisë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 12 janë hospitalizuar pas erupsionit të vullkanit në Zelandën e Re.
 
Supozohet që tre nga pesë viktimat nga erupsioni janë shtetas të Australisë, theksoi Morison.
 
“Kam frikë se informatat do të jenë edhe më të këqija gjatë ditës ose ditëve në vijim. Kjo është një tragjedi e tmerrshme”, shtoi kryeministri australian.
 
Gjithsej 24 shtetas australianë, të moshës prej 17 deri 72 vjeç, ishin pjesë e grupit, të cilët me kroçere mbërritën në Ishullin e Bardhë për ta hulumtuar vullkanin kur erdhi deri tek aktivizimi i tij.
 
Disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe janë të shpërndarë në disa spitale të Zelandës së Re./mia