Qyteti i Shkupit, projekt 5 vjeçar për arsim të integruar

10.12.2019 16:32

Vetëm përmes njohjes mes nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike....

Vetëm përmes njohjes mes nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike, do të zhvillohet kohezioni ndëretnik dhe do të largohen paragjykimet në shoqërinë tonë. Kjo u tha në përfundim të projektit për arsim të integruar, gjegjësisht realizimin e arsimit të përbashkët të nxënësve, të cilët procesin arsimor e ndjekin në gjuhë të ndryshme.

Për të nxitur integrimin ndëretnik të fëmijëve në arsim edhe Qyteti i Shkupit ka ndërtuar strategji pesëvjeçare.                                                                

“Ideja është që në të gjitha shkollat e mesme ne Qytetin e Shkupit, në 5 vitet e ardhshme, të kyçim numër sa më të madh të nxënësve. Veç më keni dëgjuar se po fillojmë me projektin e ri “Flas në gjuhën e shokut tim”, ku interesimi i nxënësve të shkollave të mesme është i madh, madje ka kaluar pritshmëritë tona.”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.      

Ademi: Të ndiqet shembulli i Qytetit të Shkupit

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, vlerëson se duhet ndjekur shembulli i Qytetit të Shkupit nga komunat tjera.

“Duhen të ndiqen shembujt e Qytetit të Shkupit edhe nga njësitë e tjera të vetëqeverisjes lokale, për shkak se ky është një shtet i përbashkët, një shoqëri e përbashkët, pavarësisht dallimeve në aspektin etnik, kulturor dhe religjioz. Ne mund të ecim përpara vetëm nëse bashkëpunojmë, vetëm në qoftë se i ndihmojmë njëri-tjetrit.”,- tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arber Ademi.

USAID dhe OSBE, mbështetje projektit për arsim të integruar

Projekti për arsim të integruar është mbështetur edhe nga USAID dhe OSBE.                                                                                                               

“Është e rëndësishme të gjenden mundësi që nxënësit të afrohen mes vete me komunitete të ndryshme etnike, që ata të mund të ndërtojnë eksperienca të përbashkëta.”,- u shpreh përfaqësuesi i USAID-it, Erik Janovic.

“Ne në OSBE besojmë se mund të luajmë rol kyç të lirë nga paragjykimet, stereotipat dhe diskriminimi.”,- theksoi përfaqësuesi i OSBE-së, Klemens Koja.                                            

Gjatë këtij viti shkollor janë mbajtur 450 orë të përbashkëta me 700 nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)