“Hera”: Të rinjtë të painformuar sa duhet me pasojat e mospërdorimit të kontraceptivëve

10.12.2019 17:03

Të rinjtë nuk janë të informuar sa duhet me pasojat serioze nga mospërdorimi i kontraceptivëve....

Të rinjtë nuk janë të informuar sa duhet me pasojat serioze nga mospërdorimi i kontraceptivëve, theksuan nga Asociacioni  për  Edukim dhe Hulumtim Shkencor “HERA” në panel diskutimin  me temë “Qasja deri te kontraceptivët”.

Këtë e kanë konstatuar pas realizimit të një projekti me hulumtime nga rajoni dhe kanë vërtetuar se Maqedonia e Veriut është në zonën e kuqe rreth kësaj problematike.

“Duhet të flasim për atë se sa kontracepsioni është temë tabu në vendin tonë, posaçërisht për të rinjtë. Nga viti 2015 bëjmë edukime nëpër shkolla dhe në qendra për të rinj në Shkup dhe tani edhe më gjerë, me qëllim që t’i edukojmë dhe informojmë të rinjtë për pasojat  që mund t’i kenë nga mospërdorimi i kontraceptivëve si dhe ku mund t’i gjejnë, cilat lloje ekzistojnë dhe cilat janë në dispozicion  tek ne.”,- tha edukatorja për edukimin seksual “HERA”, Natalia Krstevska.

Hulumtimi ka konstatuar se 40 për qind e nxënësve janë arsimuar për shkathtësitë e jetës, prej tyre vetëm 12% janë informuar se si të përdorin kontraceptivë. Projekti është financuar nga Federata Ndërkombëtare për Planifikim Familjar në kuadër të programit për përforcimin e aftësive tek të rinjtë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)