Ekonomi
Oda Ekonomike: Turizmi me rritje prej 5 deri në 7%
10.12.2019 18:04
Sektori i turizmit këtë do ta përmbyll me rritje prej 5 deri 7 për qind....

Kjo u tha në tryezën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, ku u paralajmërua se do të vazhdojnë masat që ky sektorë të shënojë rritje më të mëdha, ndërsa vëmendje maksimale do të këtë promovimi i qendrave SPA dhe turizmit të verës ku vendi do të përpiqet të tërheqë më shumë vizitorë të huaj.
“Këtë vit do të përqendrohemi në turizëm e banjave, qendrave SPA, do të përqendrohemi në format alternative të turizmit, turizmit të verës. Është parashikuar të ndërtohen të paktën dy deri në tre rrugë për biçikleta me të gjitha standardet, të hapet më së paku një shpellë për turistët.”,- deklaroi këshilltari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Zoran Pavlovski.
“Vitin tjetër do të përqendrohemi në komunikimin me udhëtarët e lirë dhe do të ndihmojmë në promovimin e turizmit të verës, por gjithashtu do të nxjerrim në pah 10 majat më të larta në vend dhe për herë të parë do të përcaktojmë një udhëzues për turistët fillestarë.”,- theksoi drejtori i Agjencisë për Promovimin e Turizmit, Ljupco Janevski.
Pritjet për vitin e ardhshëm janë mbi 1.3 milion turistë, ndërsa përfitimet pritet të jenë mbi 400 milion euro.
SEDAT SELIMI
