Futboll
CR7, goleadori i tretë në historinë e La Ligas
24.09.2014 15:59
Tjetër rekord për Cristiano Ronaldon me fanellën e RealMadrid. Pas tripletës në "Riazor" ndaj Deportivo La Corunas dhe pas pokerit të djeshëm në "Santiago Bernabeu"...

Tjetër rekord për Cristiano Ronaldon me fanellën e RealMadrid. Pas tripletës në "Riazor" ndaj Deportivo La Corunas dhe pas pokerit të djeshëm në "Santiago Bernabeu" ndaj Elches ylli portugez ka arritur Santillana si golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e La Ligas me fanellën e Real Madrid, me 186gola.
Para Ronaldos tashmë ndodhen vetëm Alfredo Di Stefano me 216gola dhe Raul Gonzalez me 228.
Por duke parë moshën e portugezit dhe rendimentin e tij me siguri që së shpejti ai do të jetë goleadori më i mirë i historisë së Real Madrid.
