Botë
Thaçi: Reçaku, pika kulminante e masakrave të Serbisë
10.12.2019 18:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ka bërë homazhe në Reçak, ku ka theksuar se masakra e Reçakut ishte pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë.
“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”,- ka deklaruar Thaçi, duke theksuar se kriminelët ende nuk kanë dalë para drejtësisë.
