Çeki, gjashtë të vrarë në një spital

10.12.2019 21:16

Në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur të shtëna armësh....

Në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur të shtëna armësh brenda një spitali në qytetin çek Ostrava, ku mbetën të vrarë gjashtë persona.

Policia çeke është vënë pas sulmuesit, ndërsa ai ka kryer vetëvrasje brenda veturës pak sekonda para se policia t’i afrohej për ta arrestuar.

Sulmuesi ka kryer vetëvrasje pas një konfrontimi që pati me njësitet speciale të policisë çeke, që kishin arritur ta lokalizojnë rreth orës 10:30 brenda veturës.

Ai ka qëlluar veten me revole në kokë, kanë njoftuar organet e sigurisë.

Sulmit brenda spitalit ka ndodhur në ora 7 të mëngjesit, kur një burrë i armatosur filloi të shtie në drejtim të civilëve që ishin në korridor.